Sporti

Ten Hag jep shenja pozitive për gjendjen e Shaw dhe Hojlund

09/12/2024 20:19
nga:E K

Manchester United po vuan nga mungesat e mëdha për shkak të lëndimeve këtë fillim sezon.

Ndër lojtarët që nuk mund të llogarisë trajneri Erik ten Hag janë edhe Lukë Shaw e Rasmus Hojlund.

E pikërisht për këta dy të fundit ka folur gjatë ditës së sotme trajneri i “Djajve të Kuq”.

Ai ka thënë se lojtarët janë duku u rikuperuar në mënyrë perfektë por nuk do të jenë gati për ndeshjen e fundjavës ndaj Southamptonit.

“Rasmus Højlund dhe Luke Shaw po përparojnë shumë mirë, por nuk do të jenë të disponueshëm për t’u përballur me Southampton të shtunën”, tha holandezi.

Përveç këtyre dy lojtarëve, United nuk mund të llogarisë në Leno Yoron, Lindelofin, Malacian dhe Mountin për arsye lëndimesh.