Sporti

Ten Hag: Jemi të pakënaqur me pozicionin, por do të kemi sukses këtë sezon

10/18/2024 18:24
nga:E K

Manchester United po kalon në krizë rezultatesh këtë sezon, ku janë shtuar zërat për largimin e Erik Ten Hag.

”Djajtë e kuqq’ kanë grumbulluar tetë pikë në shtatë ndeshje të Premier League, e po ashtu kanë dy barazime në Europa League.

Tekniku holandez, para ndeshjes me Brentfordin ka thënë se nuk janë të kënaqur me pozicionin aktual, por është i bindur se do të kenë sukses në këtë sezon.

“I përmbahemi planit dhe jemi shumë të bindur që ky sezon do të jetë një sukses. Jemi të pakënaqur me pozicionin ku jemi. Është koha për të shënuar më shumë gola”, ka deklaruar Ten Hag.

Ai ka folur edhe për mundësin e largimit nga Manchester United.

“Ne jemi në një mendim në klub, jam i sigurt për këtë. Brenda, klubi është i qetë. Sigurisht, ne diskutojmë se ku jemi dhe pozicionin dhe duhet të kthejmë një cep. Ne i përmbahemi planit”, ka thënë tekniku holandez.