Sporti

Ten Hag i zhgënjyer: Duhej ta vrisnim ndeshjen, tani gjithçka e hapur

04/14/2023 11:40
nga:E K

Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, e kishte të vështirë ta shpjegonte se si “Djajtë e Kuq” shpërdoruan një avantazh prej dy golash, për ta mbyllur sfidën me Sevillan në barazim 2-2 për shkak të dy autogolave.

Ky rezultat kompromenton mundësitë e skuadrës së tij për të shkuar në gjysmëfinale, teksa sfida e kthimit do të luhet pas një jave në Sevilla.

“E kishim ndeshjen në duart tona. Shënuam dy gola dhe duhej të kishim shënuar golin e tretë dhe të katërt. Loja ishte plotësisht në kontrollin tonë.

Pastaj nuk patëm fat me lëndimet, na u desh të bënim zëvendësime dhe humbëm kontrollin e lojës. Pësuam dy autogola, është fat i keq dhe duhet ta pranojmë. Duhet të mësojmë si t’i vrasim ndeshjet, sepse tashmë gjithçka është hapur”, – theksoi trajneri në një prononcim për “BT Sport”.

Për dëmtimet e Raphael Varane dhe Lisandro Martínez Ten Hag komentoi:

“Pashë Lisandron të rrëzohej pa u përfshirë në duel, kështu që nuk duket shenjë e mirë. Ende nuk e di shkallën e dëmtimit. E njëjta gjë me Varane.”