Sporti

Ten Hag i dëshpëruar: Ekipi duhet të marrë përgjegjësinë, më vjen keq për tifozët

08/13/2022 23:26
nga:E K

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag ka folur pas humbjes turpshme ndaj Brentfordit.

‘Djajtë e Kuq’ e kanë filluar shumë dobët sezonin e ri në Premierligë.

Në javën e parë ata u mposhtën në shtëpi nga Brightoni (1:2).

Sot, në udhëtim u poshtëruan, pasi humbën me rezultat të thellë 4:0.

E pas ndeshjes është trajneri i United që u shpreh i dëshpëruar.

“Ekipi duhet të marrë përgjegjësinë. Më vjen keq për tifozët.

“U kërkova të luanin me besim dhe të merrnin përgjegjësi, këtë nuk e bënë”, tha holandezi për ‘Sky’.

Ndeshja e radhës për ‘Djajtë e Kuq’ është ndaj gjigantit Liverpool.