Sporti

Ten Hag: Hojlund tashmë do të shënojë më shumë gola

12/29/2023 22:04
nga:E K

Gjatë konferencës së tij për shtyp sot, trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, është fokusuar te Rasmus Hojlund. Ish-sulmuesi i Atalantas e theu ngërçin duke shënuar në fitoren 3-2 kundër Aston Villa.

“Më duhet ta përsëris veten, por i besoj atij. E dija se ai mund të shënonte në Premier League.

Golat e tij në Champions League dhe në Danimarkë treguan atë që ai bëri si lojtar i ri në Austri, në Itali dhe ai është një personazh shumë i fortë. Por, padyshim, ky gol do t’i japë atij besim se ai do të shënojë më shumë gola nga ky moment, jam i sigurt për këtë”, është shprehur trajneri holandez.