Sporti

Ten Hag: Gjqytarët ndikuan në rezultat, niveli i ndeshjes ishte si ai i Ligës së Kampionëve

02/16/2023 21:42
nga:Mergim Rreci

Erik ten Hag, trajneri i Manchester United, përgëzoi skuadrën për “performancën e shkëlqyer” në Camp Nou, e cila përfundoi me barazim (2-2) kundër Barcelonës.

Megjithatë, trajneri holandez la kritika për gjyqtarët, përcjell GazetaBlic Sport.

“Mendoj se ekipi i arbitrave kishte një ndikim të madh në rezultat. Mund të diskutojmë nëse faulli ishte jashtë apo brenda zonës, por padyshim ishte një karton i kuq sepse Rashford ishte një për një me portierin. Ai ndikoi në këtë lojë dhe në atë të radhës dhe gjyqtarët nuk mund të gabojnë kështu”, tha Ten Hag.

“Ishte një ndeshje me nivel të Champions League, me dy skuadra sulmuese dhe ne duhet ta zgjidhim këtë në Old Trafford”, përfundoi ai.