Sporti

Ten Hag: Garnacho më kërkoi falje për pëlqimin e postimeve kritikuese

04/19/2024 17:59
nga:E K

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik Ten Hag, ka folur rreth situatës së krijuar me lojtarin e tij Alejandro Garnacho.

E gjithë kjo filloi për shkak që zëvëndësoi Garnachon në ndeshjen ndaj Bournemouth-it dhe argjentinasi në platformën “X” pëlqeu postime ku kritikuan trajnerin holandez.

Por Ten Hag, tha që Garnacho i kërkoi falje për këtë gjë dhe ne vazhduam, dhe se ai është ende i ri dhe ka shumë për të mësuar.

Trajneri holandez, synon që të fitojë FA Cup këtë sezon me skuadrën e tij që gjendet në gjysmëfinale ku do përballet me Coventry Cityn.