Sporti

Ten Hag: E nënvlerësuam duhej të shënonim edhe golin e dytë, Weghorst u përshtat mirë

01/19/2023 09:02
nga:E K

Erik Ten Hag, pas barazimit (1-1) me Crystal Palace, ka ndarë komentet e tij për gjatë intervistës pas ndeshjes.

“Mendoj se ne e kontrolluam lojën. Shënuam një gol të mirë, nuk do të thosha se patëm një paraqitje të mirë, por ishte mirë. Ne e dominuam lojën, por duhej të investonim më shumë në golin e dytë, sepse me 2-0 do mbyllej gjithçka. Kur pëson një gol kaq vonë, është e vështirë të reagosh, por ne patëm një mundësi të madhe, me Casemiro. Duhet të marrim mësim dhe të investojmë më shumë për të shënuar golin e dytë në ndeshjen e radhës”, tha holandezi, përcjell GazetaBlic Sport.

Sa i përket përfundimit të serisë së fitoreve të njëpasnjëshme (nëntë), Ten Haag komentoi: “Kjo ndodhi dhe nuk mund të ndryshohet. Ne mezi presim të luajmë me Arsenalin dhe të bëjmë një plan të duhur. Lojtarët duhet të sigurohen që janë gati. Është fantastike të luash këto ndeshje”, shtoi ai.

Së fundi, Erik Ten Haag komentoi debutimin e Wout Weghorst, i cili ishte në formacionin kryesor: “Ai ishte shumë i mirë. Ai duhet të bëjë disa rregullime në lojën tonë, sepse ai nuk e njeh mënyrën tonë të lojës. Ai kishte vetëm një informim të vogël dhe një seancë të fundit stërvitore, pa lojëra, vetëm disa ditë me ne”.

/GazetaBlic Sport/