Erik Ten Hag ka zgjatur kontratën e tij me Man United.
“Djajtë e Kuq” kanë vazhduar besimin te Ten Hag pavarësisht kritikave të shumta që kishte trajneri i United, shkruan GazetaBlic Sport.
Ten Hag u shpreh se ka gjetur dakordim me klubin mbi mënyrën se si duhet Manchester United të zhvillohet tutje.
“Ka ende shumë punë të vështirë përpara për të arritur nivelet e pritura nga Man United, që do të thotë se duhet të sfidojmë për titujt anglezë dhe evropianë. Në diskutimet e mia me klubin, ne kemi gjetur unitet të plotë në vizionin tonë për arritjen e këtyre objektivave”, tha ai.
🔴🇳🇱 Ten Hag: “There is still lots of hard work ahead to reach the levels expected of Man United, which means challenging for English and European titles”.
“In my discussions with the club, we have found complete unity in our vision for reaching those goals”. pic.twitter.com/FsCNU4K9Ak
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 4, 2024
/GazetaBlic Sport/