Sporti

Ten Hag: Bruno Fernandes është lider, ai ka aftësi fenomenale me topin

03/10/2023 18:08
nga:E K

Menaxheri i Manchester United, Erik ten Hag, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes të së dielës kundër Southampton, duke u ndalur te Bruno Fernandes:

Ten Hag pati fjalë të mëdha për mesfushorin portugez, shkruan GazetaBlic Sport.

“Unë mendoj se ai tregoi personalitet të madh me paraqitjen e tij dje, duke udhëhequr ekipin. Ishte fantastike, ka shumë aftësi… Ai shënon me këmbën e tij të djathtë, me këmbën e majtë, me kokë, krijon asistime për shokët e tij. Pastaj ai është shumë i lumtur kur shënon sepse është e rëndësishme. Jam i kënaqur me rolin e tij si kapiten sepse ai i jep energji skuadrës. Ai vrapon në drejtimin e duhur dhe i drejton edhe të tjerët, i stërvit, i udhëzon taktikisht. Ndonjëherë e ndihmoj, e mbështes, i jap reagime… Ndonjëherë duhet të kontrollojë emocionet e tij, por ato janë arma e tij. Hapi tjetër është të gjesh ekuilibrin për të qenë më i mirë.”

Ish-menaxheri i Ajax foli më pas për kundërshtarët e së dielës:

“Ne do të duhet të bëjmë një paraqitje të jashtëzakonshme, ata do të jenë agresivë dhe do të bëjnë gjithçka për të fituar pikë. Ne duhet të jemi 100% dhe të bëjmë paraqitjen tonë më të mirë për t’i mposhtur ata. Çdo ndeshje është një provim si ekip dhe si individë”.

/GazetaBlic Sport/