Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot, e shtunë, 29 gusht, do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me peshë mbi 20 tonë.
Sipas njoftimit, në autoudhë kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta, pasi parashikohet që temperatura të arrijë 32°C ose më shumë.
Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi do të lejohet pa kufizime.
Nga ky kufizim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
Ministria u ka bërë thirrje operatorëve dhe ngasësve që ta respektojnë masën dhe ta planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.


