Pas temperaturave të larta që po mbretërojnë në vendin tonë, Specialistja e Mjeksisë Familjare në QMF-në numër 11 në Prishtinë, Violeta Haxhiaj-Nobrdali, ka bërë një apel për të gjithë qytetarët.
Haxhiaj-Nobrdali ka apeluar të jetë një kujdes më i shtuar nga ora 10:00 deri në ora 17:00 si dhe të ajrosen vazhimisht ambientet ku qëndrojmë.
“Qytetarë të nderuar, në këtë pikë të vapës mundohuni që dhomat t’i ajrosni, higjienën ta mbani në nivelin e duhur, dhe të kujdeseni për veten tuaj. Prej orës 10:00 deri në ora 17:00 të keni shumë kujdes, t’i lëshoni perdet dhe roletat në dhomën ku qëndroni që të jetë më e freskët dhe të konsumoni ujë deri në 2 litra ujë. Nëse duhet patjetër që të dilni jashtë, vishni rroba me ngjyrë të hapur, të lehta nga liri ose pambuku dhe të vendosni kapele” apeloi Specialistja e Mjeksisë Familjare Violeta Haxhiaj-Nobrdali për “Gazeta Blic”


