Sot Kosovë pritet të mbajë mot i ngrohtë pranveror, me diell dhe vranësira të cilat do të vijnë duke u shtuar dhe ka potencial për disa riga ose ndonjë rrebesh të izoluar shiu.
Temperaturat do të jenë pranverore. Minimalja pritet të zbres deri në 5 gradë Celsius, kurse maksimalja deri në 24 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të jenë të larta pranverore. Në përgjithësi pritet ditë me diell, por vranësira mund të ketë përreth viseve malore më të theksuara në Mal të Zi.


