Lajme

Temat që Scholz i diskuton të premten në Kosovë

06/09/2022 11:48
nga:Genita C

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, të premten vjen në vizitë zyrtare në Kosovë.

Më 10 qershor, Scholz në Prishtinë sipas njoftimit nga zyra e tij e “qartëson perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe shpalos kontributin gjerman në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal”.

Sipas njoftimit në Kosovë, ai do t’i vizitojë ushtarët gjermanë të KFOR-it.

Vizita e kancelarit gjerman sipas njohëseve të procesit të dialogut pritet t’i jap shtytje të re të bisedimeve kosovaro-serbe nën lehtësimin evropian.

Për këtë çështje kanë folur për Klan Kosova, drejtorja në platformën Civikos, Donika Emini dhe Milica Andriq-Rakiq, nga Iniciativa e re shoqërore me seli në Mitrovicë.

Po të njëjtën ditë pra të premten, kancelari shkon edhe në Beograd.

Ndryshe më 4 maj, kryeministri gjerman priti ndaras në Berlin, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Po me shtytjen e Scholz, në të njëjtën ditë u organizua një darkë jo-formale me dy mysafirëve dhe emisarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Vizita e Scholz, konsiderohet historike pasi që vjen gjashtë muaj nga data kur socialdemokrati u votua në Bundestag për kancelar të ri të Gjermanisë.

Paraardhësja në post e Scholz, gjatë udhëheqjes 16 vjeçare të republikës federale të Gjermanisë, qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë, vetëm njëherë.

Gjatë turit dyditor në Ballkanin Perëndimor, kancelari gjerman Olaf Scholz pas Kosovës dhe Serbisë, do të shkojë edhe në Maqedoninë e Veriut, Greqi dhe Bullgari.