Sporti

Telles iu nënshtrua testeve mjekësore te Sevilla – sot pritet zyrtarizimi

08/04/2022 12:36
nga:E K

Alex Telles është në rrugë të mirë për t’u transferuar te Sevilla.

Mbrojtësi brazilian i Manchester United, Alex Telles do të kalojë në La Liga, për të luajtur sezonin e ri futbollistik.

Telles sot i është nënshtruar testeve mjekësore te skuadra e Sevilla, me lejen e Man United.

Marrëveshja pritet të jetë për huazim deri në vitin 2023.

Gjithçka pritet të zyrtarizohet gjatë ditës së sotme.