Lajme

Teli shpjegon problemet e Princit Zogu me Zaharian: Qe 2 vjet kanë martesë jofunksionale

03/12/2024 21:08
nga:Sh R

Erjon Teli, ish-Drejtor i Komunikimit në Pallatin Mbretëor, tha se Princ Leka dhe këngëtarja Elia Zaharia, qe pothuajse dy vjet kanë një martesë jofunksionale.

Ai në Pressing në T7 se çifti kishin rënë dakord që kjo martesë të mbyllet.

“Princi Leka dhe zonja Zaharia kanë 5-6 muaj që diskutojnë për divorc, ti japin fund martesës së tyre. Deri tani ka qenë një proces shume civil, ata kanë një vit e gjysmë apo dy vite që kanë një martesë jofunksionale. Pas shumë provash është arritur një dakordësi që kjo martesë të mbyllet”, tha Teli në Pressing.

“Kanë pas marrëveshjet për të bërë divorcin zyrtar”, u shpreh ai.

Sipas tij, nga këto marrëveshje Zaharia përfitonte një apartament dhe një lokal.

“Kanë pas dakordësi që Princi të vizitojë vajzën çdo ditë”, u shpreh ai tutje.