Lajme

Televizioni publik francez promovon turizmin në Shqipëri, e quan “Tajlanda e vogël”

08/18/2021 08:32
nga:M K

Përmes një storie, televizioni publik “France 2”, promovoi vendet turistike të Shqipërisë.

Në këtë storie, televizioni prezanton bukuritë e Shqipërisë, vendet bregdetare si dhe monumentet kulturore të saj.

Madje, turistët që po pushonin në bregdetin shqiptar, e quanin “Tajlanda e vogël” Shqipërinë.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e nisi ditën e sotme me këtë video.

Postimi i plotë:

“MIRËMËNGJES ?
dhe me këtë video të realizuar nga televizioni publik France 2, që i fton shikuesit e vet të zbulojnë Shqipërinë “Tajlandën e Vogël” në Europë, ju uroj një ditë të mbarë?“.