Telekomi i Kosovës ka njoftuar se nga ora 8 e mëngjesit ka qenë shënjestër e sulmeve kibernetike.
Nga Telekomi është thënë se janë identifikuar IP adresat prej nga po vijnë sulmet dhe se po bëhet maksimumi për parandalimin përfundimtar të këtij sulmi.,
“Telekomi i Kosovës sot është duke u ballafaquar me sulme kibernetike. Sulmi ka filluar në orën 8 të mëngjesit. Ekipet tona i kanë identifikuar IP-të që po sulmojnë dhe janë duke u marrë intensivisht me parandalimin përfundimtar të sulmit. Do të ju mbajmë të informuar”, thuhet në njoftimin e Telekomit.


