Lajme

Telekomi dhe RTK-ja humbën miliona shkaku i keqmenaxhimit

07/05/2022 11:57
nga:N M

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka thënë se nga auditimet e bëra në Telekomin e Kosovës, kanë rezultuar humbje prej 10.8 milionë euro. Ndërsa në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), humbjet nga keqmenaxhimi janë 800 mijë euro.

Në konferencë për media të martën, Spanca prezantoi çështjet kryesore të paraqitura në raportet e auditimit të rregullsisë dhe performancës/opinionet dhe parregullsitë kryesore, të cilat ZKA-ja i ka identifikuar përmes auditimeve për vitin 2021.

Ajo tha se “Termokosi”, ka arritur të realizojë fitim me 1.9 milionë euro.

“Pjesën më të madhe të humbjeve e kishte Telekomi i Kosovës në shumën prej 10.8 milionë euro kurse fitimin e kishte realizuar “Termokosi” me 1.9 milionë euro. Në auditimin e performancës në RTK, janë vërejtur se kontrolli i dobët i ka kushtuar RTK-së 800 mijë euro nga keqxhmenaxhimi për tre vjet. Tek hidrocentralet karakterizohet me mangësi që nuk siguron shfrytëzim efikas të ujërave. Nga analizimi i 80 për qind të raporteve, 67 raste për kryerjen e veprave penale. Për këtë sezone kanë rezultuar 993 rekomandime të rregullsisë së performorancës”, tha ajo.

I dyshuari në Gjilan ikë nga policia, në çantë i gjenden narkotikë