Sporti

Telefonat celularë nuk do të lejohen në festën e ditëlindjes së Lamine Yamal

07/04/2025 18:27
nga:Mergim Rreci

Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, po përgatitet të festojë ditëlindjen e tij të 18-të.

Ngjarja për Yamalin pritet të jetë larg një feste tipike dhe po aq e jashtëzakonshme sa vetë lojtari. Festa për ditëlindjen e 18-të të Yamalit do të shndërrohet në një spektakël, duke kombinuar luksin, muzikën, por edhe diskrecionin në një nivel të lartë.

Detajet e festës po mbahen sekret, por ka pasur zëra se ishulli i Ibizës do të presë eventin. Gazetari Victor Navarro zbuloi se ftesat tashmë janë dërguar te një listë e zgjedhur me kujdes e të ftuarve VIP, ndërsa vendndodhja aktuale zbulohet vetëm një ose dy ditë më parë për të siguruar diskrecion të plotë.

Një rregull i rreptë bie në sy: nuk lejohen telefonat celularë. Të ftuarve që do të marrin pjesë në festën e ditëlindjes së Yamal do t’u kërkohet të lënë pas pajisjet e tyre mobile.

Festimi merr një rëndësi të shtuar pasi do të festohet në të njëjtën ditë (12 korrik) me ditëlindjen e Nico Williams, një mik i ngushtë i Yamal. Megjithatë, ende nuk është konfirmuar nëse ylli i Athletic do të marrë pjesë në eventin madhështor të Yamal në Ibiza.

/GazetaBlic Sport/