Sporti

Telashe te kombëtarja kuq e zi? Nedim Bajrami shumë i nervozuar pas ndeshjes me Poloninë

10/14/2021 18:19
nga:Mergim Rreci

Fantazisti i Kombëtares nga i cili pritej shumë në këto ndeshje nuk arriti që të tregonte veten dhe të dilte te loja e tij.

Në konferencën e fundit për shtyp Bajrami u shpreh se trajneri Reja më ka thënë që të përmirësoj edhe lojën pa top. Në të dyja ndeshjet, si me Hungarinë dhe Poloninë, mesfushori me tipare sulmuese u aktivizua në pjesën e dytë.

Në përfundim të ndeshjes ndaj polakëve, pas 13 minutave të luajtura, Bajrami ka lënë menjëherë fushën e lojës i nervozuar duke bërtitur në drejtim të dhomave të zhveshjeve.

Nuk dihet nëse ky aktivizim i pakët vjen si pasojë e ndonjë dëmtimi të vogël të sulmuesit apo një zgjedhje taktike e trajnerit Reja.