Lajme

“Tek varri i Astrit Deharit sot bën homazhe VV-ja e Armend Mujës dhe Haki Abazit, që Astritin e kishin quajtur terrorist”

11/05/2022 15:05
nga:Gazeta Blic

Zyrtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka reaguar ndaj homazheve që u bënë nga njerëzit e VV-së tek varri i Astrit Deharit, raporton Gazeta Blic.

Krasniqi ka shkruar se “tek varri i Astrit Deharit sot bën homazhe VV-ja e Armend Mujës dhe Haki Abazit, që Astritin e kishin quajtur terrorist”.

Ai ka shkruar se tek varri i saj homazhe bëri edhe Albulena Haxhiu, e cila nuk ka berë asgjë për zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit.

Postimi i plotë:

Tek varri i Astrit Deharit sot bën homazhe VV-ja e Armend Mujës dhe Haki Abazit, që Astritin e kishin quajtur terrorist.

Tek varri i Astritit sot bën homazhe Albin Kurti e Besnik Bislimi, që Kosovës po ia sjellin “Zajednicën” kundër të cilës protestonte Astriti.

Tek varri i tij, sot bën homazhe Albulena Haxhiu, që asnjë gjë nuk e bëri për të vënë drejtësi në rastin e Astritit.

Tek varri i tij sot bënë homazhe krejt ata që Astritin e përdorën si instrument drejt pushtetit, por që shok s’e patën kurrë.

Krejt ata që u zhveshën nga çdo ideal që dikur e ndanin bashkë me Astritin.