Sporti

Tek Real Madridi ‘shpërthejnë’ për shkak të shortit: “Është për të ardhur keq”

12/13/2021 16:50
nga:Lorik J

Tek Real Madridi nuk ishin shumë të kënaqur pas përsëritjes së shortit për fazën e eliminimit të Champions League.

Emilio Butragueno, drejtori i marrëdhënieve institucionale ka rrëfyer në mikrofonin e RMTV habinë e tij dhe të gjithë klubit në episodin e jetuar mëngjesin e sotëm dhe hutimin nga ndërrimi i rivalëve, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ishte befasuese, për të ardhur keq dhe shumë e vështirë për t’u kuptuar. Duke marrë parasysh miliona tifozë që prisnin shortin, si dhe të gjithë botën e sportit”, komentoi ai.

Dhe më pas, për PSG-në, ai tha: “Ne e përballojmë me gjithë entuziazëm, të vetëdijshëm se çfarë do të thotë kjo garë për këtë klub dhe për tifozët tanë. Gjithashtu i vetëdijshëm për vështirësinë e rivalit dhe kategorinë e lojtarëve që ata kanë, por me besimin se skuadra do të luajë dy ndeshje të shkëlqyera. Shpresojmë të jemi në shortin e çerekfinaleve”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport