Sporti

Tek Manchester United janë të gatshëm të paguajnë 10 milionë euro që Maguire të largohet

06/01/2023 19:33
nga:Lorik J

Harry Maguire nuk është në llogaritë e Erik Ten Hag dhe pritet të largohet nga Manchester United në afatin kalimtar të verës.

Informacioni bëhet i ditur nga Daily Mail, e cila thotë se Djajtë e Kuq, që kanë portugezin Diogo Dalot dhe Bruno Fernandes, janë të gatshëm të paguajnë rreth 10 milionë euro, shumë që qendërmbrojtësi duhet ta marrë ende deri në fund të kontratës, që anglezi të përfundojë dhe të largohet nga Old Trafford.

30-vjeçari Maguire është te Manchester United që nga viti 2019/2020.

Ai ka luajtur 31 ndeshje për djajtë e kuq në 2022/2023.

/GazetaBlic Sport