Gjithçka si në Euro 2016 për kombëtaren e Italisë.
Në orët e fundit La Gazzetta dello Sport ka raportuar se është arritur një marrëveshje midis Federatës së Futbollit të Italisë dhe lojtarëve të Italisë bazuar në shifrat që ata do t’i marrin si premio, por me një risi: do të ketë gjithashtu premio edhe për çerekfinalet ndaj Austrisë.
Dje u zhvillua një takim midis presidentit, Gravina dhe Bonucci-Chiellini, dy liderët, që përfaqësojnë ekipin. Në vitin 2016, marrëveshja parashikoi tre hapa: 250 mijë euro për secilin në rast të triumfit, 200 mijë për vendin e dytë, 150 mijë për gjysmëfinalen. Conte dhe lojtarët e tij u ndalën në çerekfinale kundër Gjermanisë dhe më pas u kthyen me një portofol bosh. Njëjtë sa i përket shifrave do të jetë edhe tani.
E në vitin 2021 lojtarët do të marrin një çmim që duhet të jetë rreth 80 mijë euro në rast se kalojnë në çerek-finale.
/GazetaBlic Sport


