Skuadra e FC Prishtinës është kampione e Kosovës për edicionin 2020/21 në Superligën e Kosovës.
FC Prishtina pas kësaj arritje, do të luajë në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, me ç’rast ka filluar të përforcojë ekipin para ndeshjeve në garat evropiane.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se klubi i Prishtinës ka filluar të mendojë edhe për portën.
FC Prishtina ka shprehur interesim për portierin e Feronikelit, Ilir Avdyli.
Avdyli ka një eksperiencë të madhe, pasi ka luajtur edhe me Shkëndijën në të kaluarën në arenën ndërkombëtare. Klubi nga kryeqyteti akoma nuk ka arritur ndonjë marrëveshje me portierin, megjithatë interesimi për të është prezent.
Vlen të potencohet se Ilir Avdylit i ka skaduar kontrata me Feronikelin, gjë që është përparësi për klubin nga kryeqyteti.
/GazetaBlic Sport


