Sporti

Tek Arsenali janë të bindur, Gabriel Jesus do të jetë pjesë e klubit për edicionin e ri

06/16/2022 14:20
nga:Mergim Rreci

Arsenali po bëhet gjithnjë e më optimist se një marrëveshje për të blerë Gabriel Jesus nga Manchester City do të përfundojë së shpejti, sipas The Times.

Arsenali është i gatshëm të rrisë ofertën, e cila tani është më pak se vlerësimi i Cityt prej rreth 50 milionë funte, përcjell GazetaBlic Sport.

Oferta fillestare e Arsenalit, e bërë javën e kaluar, mendohej të kishte vlerë deri në 30 milionë funte, por parashikohet të rritet për të përputhur me vlerësimin e Cityt.

Jezusi është i hapur për lëvizje nga klubi, por që do të mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat.

/GazetaBlic Sport/