Sporti

Tek Al Nassr mendojnë që nga tash për kontratën e re të Ronaldos

01/26/2023 15:54
nga:Mergim Rreci

Pasi mori një nga transferimet më mediatike në historinë e futbollit, Al Nassr tashmë po mendon një mënyrë për të mbajtur edhe më shumë Cristiano Ronaldon në skuadër.

Kur më 30 dhjetor të vitit të kaluar nënshkroi kontratën me Al Nassr-in, Cristiano Ronaldo u bë futbollisti më i paguar në planet, duke fituar gjithsej 500 milionë euro gjatë dy sezoneve e gjysmë në të cilat do të jetë i lidhur me klub, përcjell GazetaBlic Sport.

Në vitin 2025, Ronaldo mund të zgjasë lidhjen e tij me Al Nassr, një mundësi që, sipas ESPN, tashmë po konsiderohet nga pronarët e klubit. Kjo ndodh nëse në atë kohë, Ronaldo, i cili do të jetë 40 vjeç, dëshiron të vazhdojë të luajë futboll dhe ta bëjë këtë në Ligën Saudite.

Megjithatë, sipas atij burimi, Ronaldo mori në Riad një udhëzues të praktikave të menaxhimit që drejtuesit e klubit tashmë po përpiqen të zbatojnë. Objektivi është të përfitohet nga përvoja e akumuluar e yllit portugez në klube si Manchester United, Real Madrid dhe Juventus për ta bërë Al Nassr një fuqi në futbollin aziatik.

/GazetaBlic Sport/