Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka pranuar një video ku shihet një veturë duke tejkaluar në vijë të plotë në magjistralen Ferizaj- Shtime, më saktësisht në fshatin Koshare.
26 vjeçari, Sh.A. është gjobitur me 200 euro, 2 pikë negative dhe ndalim vozitje për 3 muaj.
Policia ka bërë apel te shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut.
Komunikata e plotë:
Një shofer në Ferizaj ndëshkohet për tejkalim në vijë të plotë
Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 26.03.2025, ka pranuar një video nga një qytetar, ku shihet një veturë SEAT LEON me targa vendore që kryen tejkalim në vijë të plotë në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Koshare.
Pas identifikimit, shoferi Sh.A,(26 vjeç) u ftua në stacionin e policisë në Ferizaj dhe iu shqiptua një gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masa e pezullimit të patentë-shoferit për 3 muaj.
Policia apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut.
Për çdo kundërvajtje, qytetarët mund të njoftojnë policinë përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat e kujdestarisë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406.
Të dhënat do të ruhen me konfidencialitet të plotë.