Lajme

Tejkaloi kolonën, shoferit në Ferizaj i pezullohet leja për 3 muaj dhe gjobitet me 200 euro

3 ditë më parë
nga:Sh R

Një shofer në Ferizaj është gjobitur me 200 euro, dy pikë negative dhe pezullimin e patentë-shoferit për tre muaj pasi sipas policisë, i njëjti ka tejkaluar kolonën e automjeteve.

Sipas policisë, shoferi B.S., 41-vjeç, kundërvajtjen e kreu në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj.

“Për këtë shkelje, policia i ka shqiptuar një gjobë prej 200 eurosh, 2 pikë negative në patentë-shofer dhe masën e pezullimit të lejes së drejtimit për 3 muaj”.

“Policia apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, duke kontribuar kështu në sigurinë e përgjithshme rrugore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej, policia tha se qytetarët mund të raportojnë çdo kundërvajtje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numër e emergjencës 192, 0290/326-250, 0290/322-406.