Lajme

Tejkalim i shpejtësisë dhe i vijës së plotë, dënohen dy shoferë, njëri prej tyre i mitur

11/11/2025 20:19
nga:Y I

Policia ka bërë të ditur se ka shqiptuar masa ndëshkuese ndaj dy shoferëve për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit rrugor.

Njëri prej tyre, në rrugën magjistrale Ferizaj–Gjilan, në fshatin Dardani kishte tejkaluar në vijë të plotë, ku kundërvajtja ishte fotografuar nga një qytetar dhe dërguar në adresë të policisë.

Pas verifikimit, policia ka bërë të ditur se është konstatuar se automjetin e kishte drejtuar pa patentë shofer, nga një 16-vjeçar.

Ndërkaq, në rastin e dytë, në rrugën magjistrale Fusha e Pajtimit – Kaçanik, në zonën me kufizim shpejtësie 50 km/h, është ndaluar shoferi 28 -vjeçar i cili drejtonte automjetin me shpejtësi 120 km/h.

Ndaj tij, policia ka shqiptuar gjobë prej 600 eurosh, pasi posedonte patentë shoferi të huaj.