Sporti

Tebas: Yamal nuk e fitoi Topin e Artë për shkak të moshës së tij

09/24/2025 19:03
nga:Mergim Rreci

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, beson se Lamine Yamal nuk e fitoi Topin e Artë për shkak të moshës së tij, por është i bindur se ylli i Barcelonës së shpejti do ta fitojë çmimin më prestigjioz individual.

Yamal, i cili mbushi 18 vjeç në korrik, u rendit i dyti pas sulmuesit të Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele.

“Nëse do të ishte mbi 23 vjeç, jam i sigurt se do ta kishte fituar edhe atë çmim, por meqenëse ishte më i ri, i dhanë tjetrin (trofeun e futbollistit të ri më të mirë)”, tha Tebas.

Ndryshe nga Tebas, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, beson se Liga e Kampionëve ishte faktori vendimtar në garë.

/GazetaBlic Sport/