Sporti

Tebas mbetet president i La Ligës

12/05/2023 12:53
nga:L J

Javier Tebas do të mbetet president i La Ligës së paku deri në vitin 2027. Ai është në krye të ligës që nga viti 2013 dhe ky do të jetë mandati i tij i katërt.

Tebas, 61 vjeç, dukej se ishte i vetmi që plotësonte kushtet e nevojshme për të aplikuar dhe afati skadoi të hënën.

Javier Tebas dha dorëheqjen më 22 nëntor, por vetëm për të sjellë zgjedhje të reja. Ai ka thënë se mandati i ardhshëm do të jetë i fundit.

Që nga dorëheqja e tij, nënkryetarët kanë udhëhequr organizatën dhe ai pritet të kthehet në post në mënyrë të përkohshme këtë javë.

/GazetaBlic Sport