Lajme

Të zhdukurit e luftës ende nën hije, YHIR mban aksion rrugor

5 muaj më parë
nga:G C

Fati i 1612 personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë mbetet nën hije edhe këtë vit.

Në Ditën Ndërkombëtare të Zhdukjeve të Dhunshme, Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovës solidarizohet me dhimbjen dhe revoltën e familjarëve dhe shoqërisë më gjerë për zbardhjen e së vërtetës dhe gjetjen e drejtësisë.

E lidhur me këtë, YHIR do të organizojë një aksion rrugor “Dera e Pritjes”.

Aksioni rrugor ‘Dera e Pritjes’ do të mbahet sot në Sheshin “Skënderbeu” duke filluar nga ora 18:00