Sporti

Të tjerët e “ëndrrojnë”, Batatina nuk e aktivizon | Lënia në stol e Ilir Avdylit, po i kushton Llapit!

12/10/2024 16:47
nga:Lorik J

Skuadra e Llapit është në një krizë të madhe të rezultateve, teksa tani ka 10 ndeshje pa fitore në Superligën e Kosovës.

KF Llapi kishte aspirata të mëdha në fillimin e sezonit, por rezultatet po tregojnë krejt tjetër çka, teksa tani ekipi i Batatinës është zhytur në një krizë të madhe, që nuk po mund të dal assesi, përcjell GazetaBlic Sport.

Një nga vendimet e Tahir Batatinës që ka ngjallur reagime është padyshim mos aktivizimi i portierit, Ilir Avdyli.

Portieri me shumë eksperiencë dhe nga më të mirët në Kosovë nuk po preferohet nga Batatina, e tashmë ka tri ndeshje radhazi që është në stol. Ai në total ka humbur 9 ndeshje këtë sezon, mes Europës e Superligës, shkak i zgjedhjeve të Batatinës.

Avdyli u paraqit herën e fundit para një muaji në barazimin 1-1 ndaj Prishtinës. Në tri duelet e ardhshme, Laroshi u paraqit në portë, duke pësuar 7 gola…

Portieri, Ilir Avdyli vlerësohet shumë në opinionin sportiv në vendin tonë, teksa merr ftesa edhe nga kombëtarja e Kosovës herë pas here.

/GazetaBlic Sport