Showtime

Të tjera poza me bikini, Jori Delli shfaq linjat e admiruara trupore

06/11/2023 17:46
nga:G C

Modelja shqiptare, Jori Delli, është bërë e rregullt në faqet rozë që nga pjesëmarrja në edicionin e dytë të ‘Big Brother VIP Albania’.

Bukuroshja rrëmbeu zemrat e fansave të shumtë gjatë pjesëmarrjes në shtëpinë e famshme në Shqipëri, ndërsa tash kur ka përfunduar spektakli ajo vazhdon të jetë e dashur.

Më shumë se gjysmë milion fansa e ndjekin profilin e saj në Instagram dhe me kërshëri i presin postimet e reja.

Derisa është duke qëndruar në Turqi, Jori ka sjellë sete të ndryshme fotografish, në të cilat është shfaqur me bikini.

Gjatë të dielës, ajo ka pozuar pranë një pishine duke treguar figurën e mrekullueshme trupore.