Lajme

Të shtunën u regjistruan erërat me shpejtësi rekorde në Kosovë

07/04/2023 14:20
nga:N M

Erërat e fuqishme që ndodhën të shtunën në Prishtinë, në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror është shënuar shpejtësia e erës më e larta e matur ndonjëherë që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

ASHNA njofton se shpejtësia e erës prej 61.2KT, gjegjësisht 113.3 km/h është regjistruar në ora 14:59 sipas orës lokale.

“Në shënimet e të dhënave klimatologjike dhe statistikave meteorologjike nga Departamenti Meteorologjik – ASHNA, vërehet se shpejtësia maksimale e erës e matur në ASHNA në të kaluarën ka qenë 44kt apo 81.5 km/h”, thuhet në njoftim.

Stuhia e shoqëruar me erëra të fuqishme, shi e breshër ka shkaktuar dëme të konsideruara materiale gjithandej vendit tonë.

“Ligji i ri i pagave”/ Alarmante: 40 policë kanë dhënë dorëheqje, çdo ditë ka paralajmërime për ta lënë policinë