Lajme

Të shtënat me armë zjarri në Gjakovë, gjenden disa gëzhoja në vendngjarje

04/14/2024 22:07
nga:Genita C

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në qytetin e Gjakovës.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, teksa shtuan se janë në kërkim të zbardhjes së rastit dhe të dyshuarëve.

“Rreth orës 20:20 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Anton Qeta”. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes ku edhe janë gjetur disa gjëzhoja të armës së zjarrit. Aktualisht jemi të angazhuar në kërkim të të dyshuarve dhe zbardhjes së rrethanave të rastit”, thuhet në përgjigjen e tyre.