Lajme

Të shtënat me armë në Aktash- Deklarohen nga Policia!

09/03/2024 15:34
nga:Y I

Policia e ka konfirmuar se sot në Aktash pati gjuatje me arme zjarri.

Rastin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se nga të shtënat nuk ka të lënduar.

“Sot rreth orës 14:20, kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti për “Gazeta Blic”.

 

Gjuajtje me armë zjarri në Aktash të Prishtinës