Lajme

Të shtëna në Tropojë! I riu qëllon një 33-vjeçar nga fisi Haklaj, sherri nisi në lokal

12/11/2021 08:05
nga:M K

Policia ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me plagosjen me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Tropojë.

Mësohet se gjatë natës një një lokal në këtë qytet është plagosur Alban Haklaj 33 vjeç. I riu është qëlluar me armë zjarri nga 24 vjeçari Genti Vatnikaj i cili është shpallur në kërkim.

Sipas policisë Haklaj ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e Vatnikajt.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Më datë 10.12.2021, në një lokal në qytetin e Bajram Curri, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. H., 33 vjeç, banues në Tropojë. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, ku falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasin G. V., 24 vjeç, banues në Tropojë, i cili dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H Në hyrje- daljet e qytetit, janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit. I plagosuri shtetasi A. H., ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën. Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e ligjor të kësaj ngjarjeje.