Të shtëna me armë janë dëgjuar pasditen e sotme, në qendër të Podujevës.
Një person, i armatosur me një armë të gjatë, që duket të jetë kallashnikov, ka terrorizuar qytetarët.
Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihet se si i dyshuari ec me shpejtësi në drejtim të panjohur, teksa kalimtarët e rastit mbesin të shtangur.
Ende nuk dihen motivet e këtij incidenti, sakaq nuk dihet as mbi gjendjen shëndetësore të të përfshirëve në rast.


