Lajme

Të shtëna në një supermarket në Buffalo, raportohet për disa të plagosur

05/14/2022 22:06
nga:Arsim Buxhovi

Autoritetet kanë thënë se “shumë” njerëz u qëlluan të shtunën pas një sulmi të armatosur në një supermarket në Buffalo, New York.

Sipas mediave të huaja, nuk dihet saktësisht se sa persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri, por policia tha se sulmuesi i dyshuar ishte arrestuar rreth orës 15:30, sipas kohës lokale.

Njerëzit aty pranë janë këshilluar të shmangin zonën ndërsa policia vazhdon të hetojë.

Guvernatorja Kathy Hochul tha se ajo po “monitoronte nga afër” situatën dhe u kishte ofruar ndihmë zyrtarëve lokalë.