Lajme

Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte nga xhamia

12/27/2024 13:56
nga:Sh R

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pak minuta më parë në lagjen e re të qytetit të Bulqizës.

Dyshohet se një person i paidentifikuar ende nga policia ka shtënë me armë zjarri drejt një personi tjetër i cili po dilte nga ambientet e xhamisë pas faljes së namazit të së premtes.

Burimet e balkanweb bëjnë me dije se shënjestër e atentatit ka qenë shtetasi Luan Tërnova.

Ky i fundit mësohet se pasi ka raportuar ngjarjen, është paraqitur në komisariatin e Bulqizës për të denoncuar rastin.