Lajme

Të shtëna me armë zjarri para qendrës së votimit në Komoran

10/12/2025 15:44
nga:G B

Një përleshje fizike ka ndodhur afër shkollës “Xheladin Gashi” në Komoran të Drenasit.

Klan Kosova ka raportuar nga vendi i ngjarjes, duke njoftuar pas përleshjes, është përdorur edhe arma e zjarrit.

“Disa persona kanë pasur një përleshje fizike, e cila është përcjellë edhe me të shtëna me armë zjarri. Në këtë rast, një veturë ka mbetur e dëmtuar, por jo nga të shtënat e armës, por nga goditja me çekan. Njësitet policore janë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë rrethuar hapësirën”.

“Është mohuar se rasti ka të bëjë me zgjedhjet, por për shkak të një konflikti të mëhershëm të përfshirë në rast”, ka thënë Zogaj.

Persona të lënduar nuk ka, ndonëse konfirmim zyrtar nga Policia ende nuk ka.