Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, 2 persona të plagosur

09/03/2024 15:13
nga:Y I

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri të martën në Tiranë.

Policia tha se ngjarja ndodhi në zonën e Don Bosko, në afërsi të OSHEE, ku janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

/Euronews Albania/