Lajme

Të shtëna me armë zjarri në rajonin e Mitrovicës

07/05/2023 10:15
nga:Genita C

Mbrëmë në qytetin e Mitrovicës pati të shtëna me armë zjarri nga një person i panjohur duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm e cenuar sigurinë e qytetarëve.

Siç raporton Policia e Kosovës, mbrëmë rreth orëve të vona në qytetin e Mitrovicës ishte shkaktuar rrezik i përgjithshëm nga një person i panjohur.

“Është raportuar se personi i panjohur nga një veturë kishte gjuajte me armë zjarri dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Gjithashtu, në raport thuhet se njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar 10 gëzhoja të cilat i takonin armës së përdorur në vendin e ngjarjes.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 10 gëzhojë të peshkut të cilët dyshohet se i përkasin armët automatike AK 47”, thuhet në raportin e policisë.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar dhe rasti vazhdon të jetë nën hetime thuhet ndër të tjera në raport.