Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, plagoset një person

10/12/2021 09:05
nga:M K

Policia në Pejë ka arrestuar një person i cili ka shtënë me armë zjarri dhe ka plagosur një tjetër.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur pasditen e së hënës.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkaq sipas mjekëve, gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja dhe tre fishekë.

“Pejë 11.10.2021 – 17:50. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka shtënë me arë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar i cili ka mbetur i plagosur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar tri gëzhoja dhe tre fishekë 7.62mm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.