Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Pejë

20 ditë më parë
nga:G B

Një incident me armë zjarri dyshohet të ketë ndodhur sot rreth orës 14:52 në rrugën “Bill Clinton” në Pejë.

Detaje lidhur me rastin për Klankosova ka dhënë Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Një zyrtar policor derisa ishte duke kaluar në afëri të spitalit të verbërve ka hasur në disa gëzhoja dhe njolla të gjakut. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet kompetente dhe po hetojnë rastin.”, tha Gashi.

Ai theksoi se më vonë policia do të dalë me informacione shtesë lidhur me rastin.