Lajme

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në SHBA, raportohet për viktima

03/22/2023 19:24
nga:Y I

Alarmi është ngritur në zonën e Denverit, në SHBA, pasi sipas raportimeve, të shtëna kanë ndodhur në East High School.

Policia e Shtetit të Kolorados thotë se deri më tani janë dy viktima që po transportohen në spital:

“Në këtë moment janë lokalizuar dhe transportuar në spitalet e zonës dy viktima të rritura. Besohet se i dyshuari nuk është më në vendin e të shtënave dhe hetimet janë duke vazhduar”.

Zona përreth shkollës është rrethuar ndërsa hetimet për ngjarjen janë duke vazhduar.