Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, ndalohet 19-vjeçari

11/26/2021 09:19
nga:M K

Në fshatin Vllahi të Mitrovicës dje ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari për këtë rast është identifikuar dhe është një 19 vjeçar me inicialet V.F.

Policia të njëjtit ia ka gjetur një armë gjysmë automatike, e cila i është sekuestruar.

Të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe rasti ndaj tij është hapur si “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve’’ dhe ”Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.